Ilnisa Agolli ka tërhequr mjaft vëmendje pasi u mbulua me shami nga Ahmed Kalaja në puntatën e fundit të “Flas”.
Ky veprim ka nxitur edhe reagimin e gazetarit të njohur Bled Mane.
Ai i ka dedikuar një postim Ilnisës në llogarinë e tij të Instagramit.
“Vetëm dy femra gazetare shqiptare kam parë të mbuluara me hixhab, Anila Bashën kur shkoi në Iran dhe Ilnisa Agollin mbrëmë tek intervistonte Ahmed Kalanë, hoxhën e xhamisë së një lagjeje në Tiranë. Anila e shkretë u mbulua nga halli se e dinte çfarë e priste nëse shkonte kapardisur në Iranin islamik por këtë gazetaren tjetër nuk e kuptoj dot. Ilnisa nuk kishte shkuar as në xhami e as në shtëpi te Ahmedi. Ilnisa është e zonja e studios dhe i vendos ajo kushtet aq më tepër që ekrani është publik, kombëtar dhe sekularist. U dorëzua mbrëmë për ca klikime më shumë Ilnisa duke humbur kurajon, talentin, shpirtin rebel të saj. Ilnisa që ka shijuar lirinë profesionale dhe seksuale, alkoolin, librat, fakultetin, drogën, dashurinë, martesën, mëmësinë, divorcin, orgjitë, udhëtimet. Mbrëmë Ilnisa duhet të zbulonte hipokrizinë e klerit fetar e ti shfaqej Ahmed Kalasë pa brekë porsi Sharon Stone në filmin e famshëm me Michael Dugllas. Ti shfaqej ashtu siç di Ilnisa duke testuar deri ku shkon tundimi i një hoxhe, prifti apo kleriku se fundja edhe Ahmedit perëndia ia ka instaluar në trup hormonet e nuk është ndryshe nga Meritoni.
E dashur Ilnisa pasi ta kesh lexuar reagimin tim kuptoje mirë ti dhe çdo koleg tjetër gazetar, feja ia ka interesin medias dhe jo media fesë se të dyja gënjejnë por varet kush i ka gënjeshtrat me ngjyra!”, shkruan Mane në postimin e tij.