Nga Kim Mehmeti
Ka një problem që është ‘gjenetik’ e të cilin VMRO-DPMNE’ja kurrë nuk do mund ta tejkalojë: ajo është e bindur se Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe çdo gjë brenda saj – përfshirë edhe shqiptarët në të – ekziston vetëm për t’i shërbyer maqedonizmit dhe interesit etnik maqedonas.
Dhe kjo atë e çon që serbët instinktivisht t’i ndjejë si vëllain e saj më të madh që kujdeset për vendin e tyre, e shqiptarët si armik i natyrshëm i shtetit që ajo drejton.
Andaj sa vjen ajo në pushtet nis tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike. Siç nisin edhe burgosjet e ushtarëve të UÇK-së me urdhër arrest të Beogradi, për t’ia bërë qefin Serbisë.
Dhe ajo sillet kështu sepse këtë më së shumti ia lejoi BDI-ja, e pastaj edhe gjitha partitë tjera. Pra ajo e shprehë hapur antishqiptarinë sepse e kuptoi se partitë shqiptare t’i falin të gjitha, vetëm nëse ato i mbanë në pushtet.
Sikur partitë shqiptare një herë të vetme t’ia kishin bërë me dije VMRO-DPMNE’së se ato nuk i intereson cila do Maqedoni, por vetëm ajo që është e pranueshme edhe për shqiptarët, do e ndihmonin këtë parti me ngjyrime antishqiptare ta kuptonte se edhe sikur ajo të kishte njëqind deputet, pa shqiptarët në të, shteti nuk do e ndryshonte vetëm emrin dhe flamurin, por edhe pamjen.