Pacolli: Kosova hyn fuqishëm në agjendën presidentit Trump

Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke komentuar raportin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, thotë se Kosova fuqishëm hyn në agjendën dhe planet e Presidentit Trump.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se në raportin e Sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, mund të shihet vendosmëria e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Të dashur miq .

Ashtu siq ju kam thënë, Kosova mund të ndihēt komode me Presidentin e ri të ShBA Donald Trump.

Siç mund ta shihni edhe në raportin e sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, Kosova fuqishëm hyn në agjendën dhe planet e Presidentit Trump. Madje në këtë raport mund ta shihni vendosmërinë e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt. Presidenti Trump do të sjell efekte pozitive edhe në krijimin e mundesive që Kosova të drejtohët nga një qeveri profesionale, konkrete, qeveri e rezultateve e qeveri e pakorruptuar.

Po e ripërsëris edhe njëherë: Donald Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të SHBA dhe do të sjellë shpresë për vendet tjera të botës” (sic.), ka shkruar Pacolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu