Kreu i AKR-së Behxhet Pacolli, njëherësh ish-ministër i Jashtëm në qeverinë “Haradinaj” e pak vite më par ëish-president disajavor, kërkon nga kryeministri Rama që të iniciojë një fushatë kundër raportit të Dick Marty-t, nga u cili ish-krerët e UÇK-së kanë përfunduar në Hagë me akuza për krime lufte.
“Na duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, më e rëndësishmja fshehja e trupave të personave të zhdukur”, shkruan Pacolli në një letër dërguar shefit të qeverisë shqiptare.
Sipas tij, nuk ka asnjë dyshim, që, siç shkruan, “Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në”. /tesheshi.com/
Foto: