Vazhdon klima pozitive edhe në Maqedoni edhe në Greqi lidhur me zgjidhjen e kontestit për emrin dhe raundin e dytë të negociatave pas ripërtëritjes së tyre, i cili është caktuar për më 17 janar në Nju-Jork.
Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxijas sot do të kenë edhe një takim, i cili dje u konfirmua prej të dyja ministrive por koha dhe lokacioni nuk u kumtuan.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani deklaroi se takimi mes Dimitrovit dhe Koxijasit mund të mbahet në Greqi. Në qarqet e gazetarëve grekë spekulohet se takimi mes shefave të diplomacive me siguri do të mbahet në Selanik, por tani për tani konfirmim për këtë nuk ka nga Ministritë e Punëve të Jashtme të dy vendeve./InfoShqip.com