Paga 2000 euro, punës ia filloni që nesër – ku janë punëtorët?

Në Kroaci, një vend i cili është një nga vendet me probleme të mëdha të papunësisë, janë disa punëdhënës të cilët janë duke luftuar me gjetjen e punëtorëve.

Punëdhënësit e ndërtimit dhe transportuesit janë në kërkim të punëtorëve. Dhe jo vetëm kaq. Në mungesë të punëtorëve për shkak të emigrimit ka reaguar edhe Dhoma e Tregtisë dhe Shoqata e Punëdhënësve, të cilat kanë kërkuar që Qeveria të adresojë urgjentisht këto probleme.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka punë, ka kamionë, por s’ka kush t’i vozisë.

 Gjetja e vozitësve është një problem i pronarit të kompanisë së transportit, Branimir Bogdan.

“Sot, gjegjësisht nesër mund të punësojmë minimumi 50 vozitës”, citohet të ketë thënë ai.

Dhe sipas medieve të huaja, për vozitësit e mundshëm ka një ofertë jo edhe pak joshëse.

Një ofertë prej 7 mijë kunash (rreth 930 euro) për transport të brendshëm dhe një ofertë mesatare prej 15 mijë kunash (rreth 2 mijë euro) për atë ndërkombëtar.

 Por transportuesit besojnë se është i pashmangshëm importimi i vozitësve.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Sipas medieve të huaja, mungesë të punëtorëve ka edhe në sektorët e ndërtimit, ndërtimit të anijeve, hotelerisë dhe turizmit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu