Qeveria respektoi afatin ligjor dhe vendimi për harmonizimin e pagës minimale u firmos nga ministri i ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi. Me nënshkrimin, punëdhënësit në sektorin privat dhe publik tashmë mund të llogarisin pagat e muajit mars që janë harmonizuara me pagën minimale dhe sipas ligjit duhet të paguhen jo më vonë se më 15 prill.
Për këtë rritje të pagës minimale janë siguruar mjete nga buxheti shtetëror. Përndryshe Ristevski thotë se ministri ka të drejtë të plotë ligjore që të nënshkruaj vendimin edhe pse në Ligjin për pagën minimale ende qëndron që pagën minimale duhet ta nënshkruaj ministri për punë dhe politikë sociale, diçka që më nuk ekziston pas kalimit të sektorit të punës në Ministrinë e ekonomisë.
Përndryshe të premten lideri i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov ashpër sulmoi deputetët se me marrjen e pushimit prej dy javëve po lejojnë që të mos debatohet për kërkesën e tyre për pagë minimale prej 500 eurove, si dhe të mos ndryshohet Ligji në të cilin qëndron se pagën minimale e nënshkruan Ministri për punë dhe politikë sociale, diçka që në realitet nuk ekziston.
Trendafillov vlerëson se pa ndryshimin e Ligjit, ministri Besar Durmishi nuk guxon ta nënshkruajë vendimin.