Pagoi 77 mijë denarë për punësim jashtë vendit, mashtrohet një person në RMV

SPB Veles njofton se një banor i nga një fshat i Negotinës është mashtruar dhe ka humbur 77.461 denarë.

“Dje në ora 12:00 në DPB Negotinë, një 39 vjeçar nga një fshat i Negotinës ka raportuar se një person e ka mashtruar për shumën prej 77.461 denarë. Sipas njoftimit, ai personin e ka kontaktuar përmes një grupi në rrjetet sociale për ndërmjetësim për punë jashtë vendit, pas së cilës kanë folur me telefon dhe i njëjti i ka premtuar se do t’i sigurojë punë jashtë vendit”.

“Nga muaji shkurt e deri në denoncim, ai kishte depozituar paratë në bankë në disa raste, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat dhe ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes”, thonë nga SPB Veles.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu