Opinionisti Naser Pajaziti ka komentuar në lidhje me emërimin e Vesel Memedit si nënkryetar i Kuvendit, përkundër asaj që është deputeti i vetëm i partisë së tij.
Për Pajazitin është tmerruese se si bëhen pazaret politike në vens, meqë siç tha ai, një parti “voclake” me vetëm.një deputet, ka 1ministër, 1 nënkryetar Kuvendi, mbi 10 drejtori e agjenci si dhe në pritje të një zv/ministri e sekretari shtetëror, transmeton InfoShqip.com
“Vesel Memedi e futi RDK-në në Librin e Ginisit. Nuk mbahet mend që në Maqedoninë pluraliste që nga pavarësimi i saj një parti me një deputet të gëzojë gjithë atë pushtet:
– 1 ministër
– 1 nënkryetar Kuvendi
– mbi 10 drejtori e agjenci
– në pritje të një zv/ministri e sekretari shtetëror
– Por këto përfitime që i ka arritur kjo parti “voclake” s’mbahen mend as në historinë e koalicionimeve demokratike nëpër botë.” -qëndon në reagimin e opinionistit Naser Pajaziti.
Vesel Memedi me RDK-në në qeveri hyri si pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët, së bashku me partinë e Selës dhe Gzim Ozdrenit. Kur Sela vendosi të largohet nga qeveria, Memedi i kthehu shpinën dhe vazhdoi të mbetet pjesë e qeverisë me postin e vetëm prej deputeti. Dje ai u zgjodh njëri nga tre nënkryetarët e Kuvendit./InfoShqip.com