Vjedhja e makinave është një biznes i mirëfilltë i personave që merren me këtë aktivitet të jashtëligjshëm, por kohët e fundit ata janë perfeksionuar aq shumë sa janë kthyer në tmerrin e pronarëve të makinave luksoze.
Një pajisje e re ka dalë në qarkullim në disa shtete të Bashkimit Europian duke mundësuar vjedhjen e makinës në vetëm 20 sekonda, shkruan Albeu.com.
Pajisja elektronike funksionon tek makinat që ndizën pa çelës.
Si funksionon?
Njëri prej hajdutëve shkon pranë apartamentit të pronarit dhe vendos një pajisje që merr sinjal ngë çelësi i makinës që gjendet brenda në shtëpi dhe e transmeton atë tek makina duke i dhënë sinjalin kësaj të fundit sikur çelësi ndodhet pranë.
Kështu, makina hap automatikisht dyert duke i mundësuar hajdutit që të futet brenda.
Pasi është futur, hajduti e ka mjaft të lehtë pasi mund të shtypë butonin “Start” dhe makinat ndizet menjëherë.
Në videon e mësipërme mund të ndiqni tre raste të hapjes së makineve me këtë pajisje, të provuara nga DailyMail. /albeu.
Video: