Pakistani e kërcënon Izraelin me sulm bërthamor (FOTO)

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, e ka paralajmëruar Izraelin se edhe vendi i tij ka kapacitete bërthamore, si kundërpërgjigje ndaj një lajmi, që tani del se ishte i rrejshëm.
Asif ka shkruar në Twitter: “Ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon me shpagim bërthamor duke e konsideruar rolin e Pakistanit në Siri kundër Daesh [ISIS]. Izraeli po harron se edhe Pakistani është një shtet që posedon armë bërthamore,” transmeton Express.

Një lajmi i rrejshëm i postuar në “AWDnews” sugjeronte rrejshëm se Pakistani po planifikonte të dërgonte trupa tokësore në Siri, si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për të luftuar kundër ISIS-it, shkruan Independent.

Në këtë jam të rrejshëm citohet edhe ish ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon, i cili dha dorëheqje në maj të këtij viti, duke thënë: “Nëse ata, fatkeqësisht, shkojnë në Siri… ne do t’i shkatërrojmë në një sulm bërthamor.”

Edhe ministri i Jashtëm i Pakistanit është cituar rrejshëm në këtë lajm, dhe raportohet se kjo e kishte nxitur Asifin për të shkruar atë status në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit iu ka kundërpërgjigjur në Twitter Asifit, duke thënë se lajm është “komplet i rrejshëm”./Express/


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu