Pallati që i ka habitur të gjithë në Tiranë, ja arsyeja

Jemi në prag të festave të Nëntorit, çlirimit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarët kudo në qytete kanë nxjerrë në ballkone apo në çatitë e shtëpive flamujt kuqezi.

Por një pallat në Tiranë është ndryshe nga të tjerët, pasi pothuajse të gjithë banorët kanë nxjerrë në ballkon një flamur.

Simboli kombëtar që valëvitet në ballkone i ka bërë përshtypje deputetit Ben Blushi, i cili e ka publikuar më pas edhe në Facebook për ta ndarë me miqtë e tij. “Pallati më i zbukuruar në Tiranë për Festat. Gëzuar ditën e Flamurit dhe ditën e Çlirimit!”, shkruan ai.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu