Raundi i ri i sulmeve ajrore siriane e ruse këtë javë bëri që të mbyllen të gjitha spitalet, duke vrarë pothuasje 300 persona, dhe 1000 të plagosur. Në videon më të fundit, të publikuar nga agjencia e lajmeve Al Jazzera, lotët e një fëmije i cili i ka shpëtuar sulmit me gaz klori, kanë prekur të gjithë botën.
Ai pyet vazhdimisht infermieren i zënë nga paniku nëse do të jetojë apo jo.
Infermierja: Çfarë të ndodhi?
Djaloshi: Isha në lagjen Ard El Hamra e po shikoja avionët. Njëri prej tyre hodhi një fuçi. Nga ajo dilte tym i verdhë. Fillova të kollitem.
Infermierja: I ndodhi gjë vëllezërve të tu?
Djaloshi: Nuk e di se ku janë. A do të vdes zonjushë?
Infermierja: Jo, i dashur mos u shqetëso
Dhe ndërsa ky fëmijë po kurohej bashkë me viktimat e tjera, spitali u sulmua sërish. Doktorëve iu desh të nxjerrin bebet nga inkubatorët. Të gjithë spitalet në zonat e Alepos që kontrollohen nga rebelët, janë shkatërruar.