Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident autobusi në Turqi, kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin, duke bërë që ai të rrokulliset mbrapsht në një kodër, duke u përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe në fund përfundoi në një truall.
Një kamera sigurie brenda autobusit ka regjistruar momentin e aksidentit me pasagjerët që “fluturojnë” në ajër nga rruga jashtë kontrollit të mjetit.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e së martës së kaluar në Basaksehir.
Pesë pasagjerët që mbetën të plagosur u dërguan në spital, ku nga hetimet fillestare rezulton se aksidenti është shkaktuar nga dështimi i frenave në autobus.
Shoferi i autobusit i cili mbeti i plagosur i pyetur nga policia se çfarë ndodhi ka dëshmuar se ka vendosur frenimin por nuk ka reaguar. Pas deklaratës së tij, shoferi i autobusit u la i lirë.
Video: