Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës, ka fajësuar militantët. “Ta di e gjithë bota! Terroristët barbarë janë ata që sulmuan spitalin në Gazë, e jo IDF-ja. Terroristët që vranë brutalisht fëmijët tanë, tani po vrasin fëmijët e tyre”, tha Netanyahu.
Ndërkohë Hamasi për shpërthimin në spital dhe vdekjen e mbi 500 personave, ka akuzuar forcat izraelite për një sulm ajror, derisa ushtria izraelit thotë se bëhet fjalë për një raketë ta xhihadit islamik palestinez (PIJ).
Ministria e Punëve të Jashtme, ka publikuar videon ku pretendohet se shihet sesi “PIJ godet me raketë spitalin në Gazë”.
“Xhihadi islamik palestinez më 17 tetor rreth orës 19:00 ka shkrepur një breshëri raketash në drejtim të Izraelit. Një prej tyre ka goditur spitalin Ali Ahli në Gazë, duke shkaktuar dëme të mëdha – duke vrarë qindra palestinezë dhe plagosur shumë tjerë”, u tha ndër tjera nga ministria. Gjithashtu thuhet se IDF-ja nuk ka kryer kurrfarë operacionesh në atë rajon, në momentin kur ka ndodhur goditja me raketë në spital.