Panik e ankth në ajër, ja çfarë ndodhi sot me avionin e linjës Tiranë-Milano

90 pasagjerë të avionit të “Blu Panorama” kanë përjetuar panik dhe ankth. Mësohet se avioni është nisur sot rreth orës 13:30 nga aeroporti i Rinasit për në Milano, por nuk ka mundur ta vijojë udhëtimin për shkak të një defekti teknik, duke u rikthyer në Rinas.

Mësohet se avioni i linjës ajrore Tiranë-Milano fluturoi rreth 19 minuta, por pasi pësoi defekt u ul në Rinas.

Sipas informacioneve që disponon Opinion.al, gjatë fluturimit drejt Milanos, piloti i kompanisë Blu Panorama ka konstatuar se transponderi që transferon te radari sinjalin e ardhjes dhe të mbërritjes, është konstatuar se nuk e kryente këtë funksion.

Për këtë arsye, piloti edhe pse nuk kishte defekt në motor e ka parë të udhës të kthehet në pistë pas 19 minutash fluturim. Kështu avioni i kompanisë Blu Panorama i nisur në orën 13.30 nga Rinasi është riulur në pistë në orën 13.49.

Të interesuar nëse kemi të bëjmë me një procedurë standard në rast të evidentimit të problemeve të tilla në bord gjatë fluturimit, Aeroporti i Rinasit saktëson se në raste të tilla edhe pse nuk ka avari në motor, piloti e shikon të arsyeshme të bëjë ulje të detyruar.

Përsa i përket pasagjerëve, të cilët mendohet të jenë rreth 100 të tillë, TIA informon se ata do të nisen për pak minuta drejt destinacionit të tyre, po me kompaninë Blu Panorama./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu