Panik në Tetovë, del nga shtrati lumi në Poroj, qytetarët që për çdo shqetësim të kontaktojnë numrin 193.

Nga rreshjet e shiut që kapluan Komunën e Tetovës, informojmë opinionin se gjendja faktike në terren është siç vijon:

Në vendbanimin Poroj mbi urrën e armatës, përkatësisht në afërsi të qumshtores se fshatit si pasojë e daljes së ujit nga shtrati i lumit është dëmtuar një urë që shërben si mbikalim per banorët.
Maqineria e kontraktuar nga Komuna e Tetovës, vepron tashmë në terren me një dinamikë të konsiderueshme, dhe lirisht mund të themi se gjendja është vënë nën kontroll.

Ekipet e Shtabit Emergjent të formuar nga Komuna e Tetovës tashmë janë në teren në çdo pikë që mund të konsiderohet potencial rreziku dhe të njëjtat janë nën kontrollë.

Në rrugën që shpie për në banjën e qytetit është dërguar një ekip nga kompanitë kontraktuese që të zhbllokojë rrugën dhe e njëjta të bëhet e kalueshme.

Në vendbanimin Reçicë e Madhe, nga investimi paraprak në shtratin e lumit gjendja është stabile dhe nuk paraqet shkallë rreziku për daljen e lumit nga shtrati.

Në vendbanimin Sellcë gjithashtu janë angazhuar ekipet per zhbllokimin e rrugës, me qëllim që në orët e hershme te mëngjesit rruga të jetë plotësisht e lëvizshme. E njejta vlen edhe për aksin rrugore Shipkovicë-Brodec.

Komuna e Tetovës është në gjendje gadishmërie, lusim qytetarët që për çdo shqetësim të kontaktojnë numrin 193.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu