Gjykatësi i procedurës paraprake ka urdhëruar paraburgimin prej 30 ditësh për Abdulfetah Alimi, i akuzuar për dështim në shërbim si anëtar i sigurisë së Parlamentit gjatë incidenteve të përgjakshme në shtëpinë e legjislaturës.
Sipas aktakuzës, Alimi i dha çelësat e dyerve të parlamentit.
Ai sot është paraqitur vet në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Pas marrjes në pyetje nga gjykatësi, Alimi me furgon të policisë u transferua në burgun e Shuto Orizarës.
Sipas filmimeve të ngjarjeve të përgjakshme, Alimi është ai që shpëton deputetin Zijadin Sela nga turma e zemëruar./InfoShqip.com