Paradoksi: Shqiptarët i dhurojnë Serbisë 1 miliard euro vetëm duke u kthyer në atdhe

Një debat në distancë ka shpërthyer këto ditë ndërmjet mediave serbe dhe atyre shqiptare të Preshevës në lidhje me pasojat ekonomike por jo vetëm, të fluksit të madh që shqiptarët e Kosovës, Luginës por edhe Maqedonisë po përdorin pikat e kalimit kufitare serbe.

Nefail Maliqi, një gazetar me eksperiencë, që sot menaxhon informacionin për agjencinë Presheva Jonë, i tha Tesheshi.com se “sipas gazetarëve tanë në terren, bëhet fjalë për një fluks prej 500 mijë shqiptarësh në të gjitha pikat kufitare me Serbinë, tre me Kosovën dhe pika e rëndësishme që lidh Preshevën me Maqedoninë”.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe pikat e Batrovcit, pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë kanë zgjatur deri 4-5 orë.

Autostrada Shkup – Preshevë – Nish – Beograd – Batrovc, ka qenë thuajse e bllokuar.

Vetëm për muajin korrik mediat serbe kanë regjistruar 500 mijë hyrje dalje ndërkohë që nuk ka pasur personel të përgatitur për të përballuar fluksin.

B92, para disa javësh bënte të ditur duke cituar Institutin e Statistikave të Serbisë se “kalimi i turistëve transit nëpër Serbi i sjell buxhetit dhe ekonomisë serbe një shifër prej 1 miliard eurove”.

Në fakt, turistët transit nuk janë gjë tjetër veçse shqiptarët që kthehen nëpër shtëpitë e tyre, pasi asnjë qytetar i një vendi tjetër nuk ka pse ta përdorë tranzit me makinë kufirin serb.

Ky është një problem që mund të ishte zgjidhur shumë mirë nga tryeza Tiranë-Prishtinë, por që nuk është diskutuar fare.

Ata që marrin rrugën e i bien mes për mes Serbisë për t’u kthyer në vendlindje, e bëjnë atë për arsye lehtësimi: rruga më e mirë, më e shkurtër dhe e njohin. Por kryesorja, nuk u kërkon kush rryshfet.

Megjithatë shifra 1 miliard euro është shumë e lartë nëse do të administrohej së bashku nga Shqipëria e Kosova për të investuar në rrugë të reja dhe pika kufitare të përbashkëta,


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu