Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka njoftuar se Ambasadorëve, por edhe Brukselit dhe Uashingtonit zyrtar u ka dërguar letër ku shprehen shqetësime për paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së, për të shpërndarë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik.
Shumica e re parlamentare po përpiqet për “kapjen” e sistemit gjyqësor – thuhet në letrën e Ministrit Lloga drejtuar faktorit ndërkombëtar.
Sipas tij, paralelisht me reformën e organeve të administratës dhe riorganizimin e ministrive, shumica qeverisëse në ardhje po përgatit edhe një pako ligjesh që do të shpërndajnë dy organe kushtetuese dhe të pavarura – Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Në letër, Lloga, thotë se për të personalisht dhe për Ministrinë e Drejtësisë janë të papranueshme shpërndarja e këtyre trupave, sic thotë, jo për shkak të mbrojtjes së individëve në këto organe, por sepse kanë të bëjnë me pavarësinë dhe autonominë e institucioneve respective.
Edhe pse si Ministër i Drejtësisë vitin e kaluar, kur ndodhën ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, publikisht dola me qëndrimin për ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të saj, gjë për të cilën nuk mora mbështetje nga partnerët e koalicionit, por as edhe nga partitë opozitare, pas konsultimeve të mbajtura me përfaqësuesit tuaj më është këshilluar që Misioni Vlerësues do të skanojë situatën në Këshillin Gjyqësor dhe do të japë rekomandime për tejkalimin e situatës, gjë për të cilën kemi marrë edhe raportin në fjalë”, tha Krenar Lloga.
Në letër, Lloga, shpreh shqetësimin tonë serioz se vendosja e një përqendrimi të tillë të tre pushteteve nënkupton kthim të situatës dhe problemeve të para vitit 2017, të cilat padiskutim krijuan një shtet të robëruar, konstatim i cili vjen nga më shumë raporte nga organizata ndërkombëtare.
“Vlerësojmë se shumica e re qeverisëse duhet të respektojë procesin e krijimit të politikave të duhura, që përfshin vlerësimin e saktë të gjendjes si dhe konsultime për të gjitha marrëveshjet, detyrimet dhe përgjegjësitë që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka marrë në raport me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, tha Krenar Lloga.
Letrën ku Ministri Lloga shpreh shqetësime për paralajmërimet për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve Publik u është dërguar Ambasadave të BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Holandës dhe Belgjikës, Misionit të OSBE-së në Shkup, Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Departamentit Amerikan të Shtetit përmes ambasadës së SHBA-së dhe Komisionit Evropian në Bruksel.
Ndryshe, VMRO-DPMNE që në kohën e fushatës zgjedhore kur ishte në opozitë, paralajmëroi se nëse vjen në pushtet, mes tjerash, do t`i shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik, sic thuhet, për shkak të nevojës për reformat ë thella në sistemin gjyqësor dhe administratën shtetërore./tvklan.mk
MINISTRI LLOGA LETËR BRUKSELIT E UASHINGTONIT!
Shumica e re parlamentare po përpiqet për “kapjen” e sistemit gjyqësor – thuhet në letrën e Ministrit Lloga drejtuar faktorit ndërkombëtar.
Sipas tij, paralelisht me reformën e organeve të administratës dhe riorganizimin e ministrive, shumica qeverisëse në ardhje po përgatit edhe një pako ligjesh që do të shpërndajnë dy organe kushtetuese dhe të pavarura – Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Në letër, Lloga, thotë se për të personalisht dhe për Ministrinë e Drejtësisë janë të papranueshme shpërndarja e këtyre trupave, sic thotë, jo për shkak të mbrojtjes së individëve në këto organe, por sepse kanë të bëjnë me pavarësinë dhe autonominë e institucioneve respective.
KRENAR LLOGA – MINISTËR I DREJTËSISË
Edhe pse si Ministër i Drejtësisë vitin e kaluar, kur ndodhën ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, publikisht dola me qëndrimin për ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të saj, gjë për të cilën nuk mora mbështetje nga partnerët e koalicionit, por as edhe nga partitë opozitare, pas konsultimeve të mbajtura me përfaqësuesit tuaj më është këshilluar që Misioni Vlerësues do të skanojë situatën në Këshillin Gjyqësor dhe do të japë rekomandime për tejkalimin e situatës, gjë për të cilën kemi marrë edhe raportin në fjalë.