OJQ-të dhe organizatat e shoqërisë civile të përfshira në organizimin e marshit të madh protestues kanë paralajmëruar protesta më 11 tetor.
Një pjesë e shoqërive civile ka konfirmuar lajmin dhe thanë se ka një interesim i madh të qytetarëve dhe aktivistëve për protesta kombëtare, në të cilën edhe njëherë do thuhet “jo” kësaj qeverie, transmeton TetovaSot.
Marshi protestues do të mbështetet edhe nga LSDM-ja ashtu si edhe protestat e mëparshme të tilla, tubim i madh më 17 maj të vitit të kaluar, dhe protestat e Revolucionit Shumëngjyrësh.
Këto ditë nga organizatorët do të jepen njoftime për detajet e marshit protestues që do të mbahet më 11 tetor. /albeu.com/