Paralajmëron Gashi: Për Ramushin rrezikohet edhe jeta e presidentit Thaçi

Studiuesi Shkelzën Gashi ka paralajmëruar se nëse Ramush Haradinajt i ngritët edhe një herë aktakuzë, Kosova do të destabilizohet aq shumë, saqë kësaj radhe do të rrezikohet seriozisht edhe jeta e presidentit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Gashi ka shkruar se nga të gjithë politikanët aktual, Haradinaj është i vetmi që ka luftuar.

Ai përmendi se Haradinaj është dy herë i plagosur, një herë në shuplakë të dorës e një herë në fund të barkut, si dhe i dënuar dy herë në gjykatë ndërkombëtare.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Nga të gjithë politikanët aktualë me të kaluar nga ‘lufta’, ramush haradinaj është i vetmi që ka luftuar:

dy herë i plagosur, një herë në shuplakë të dorës e një herë në fund të barkut;

dy vëllezër dëshmorë, luani e shkëlzeni;

dy herë i gjykuar në gjykatë ndërkombëtare.

kundërshtarët e tij nuk kanë luftuar, nuk kanë vëllezër dëshmorë, nuk janë gjykuar asnjëherë.

me i ngritë edhe një herë aktakuzë haradinajt, destabilizohet kosova aq shumë, saqë kësaj radhe rrezikohet seriozisht edhe jeta e presidentit të kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu