Paramilitari që zhduku 23 shqiptarë, tani endet i lirë në Serbi (DOKUMENT)

Dikur paramilitar që kryente krime në Kosovë, tani në Serbi prezantohet si kryetar i rezervistëve që operuan në Kosovë.

Slavko Nikic që njihet me pseudonimin “Caki”, në periudhën e viteve 1990 deri më 1999 ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën e Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

Ai në këtë kohë ka plaçkitur, rrahur e torturuar shqiptarët.

Në dokumentin të cilin e posedon portali Arbresh.info, thuhet se Nikic së bashku me gjashtë persona të maskuar dhe të pajisur me pushkë automatike kanë ndaluar dhe grabitur njerëzit .

Caku i Slavkos ishin shqiptarët, të cilët nuk i lejonte të kalonin për në Malin e Zi.

Ndërkohë sipas njërit dëshmitar nga komuniteti serb, që ka preferuar të mbetet anonim, paramilitari “Caki” në Gazivodë në periudhën e luftës ka plaçkitur, rrahur e madje edhe zhdukur 23 shqiptarë.

“Në rrugën e Gazivodës, ai përveç që ka plaçkitur e torturuar shqiptarët, për 23 persona të ndaluar nuk dihet asgjë, janë zhdukur”.

Në po atë dokument shkruan se Komandanti i ushtrisë Pavkovic e Komandanti i Policisë Petric kërkojnë burgosjen e tij pasi që është njeri i rrezikshëm.

Nga informatat që kemi ai jo vetëm që nuk ka dhënë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë, por ai endet i lirë dhe prezantohet sikur Komandant Policie./Arbresh

par1 par2


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu