Parandaloni kancerin e gjirit nëpërmjet detoksifikimit të sqetullave

Kanceri i gjirit shpesh e ka origjinën në pjesën e sipërme të gjirit, zonë pranë sqetullave, në të cilën aplikohen deodorantët.

Deodorantët që ne përdorim rregullisht përmbajnë shumë kimikate, si aluminium, parabenët dhe kimikate të tjera toksike.

Disa nga këto kimikate rrisin rrezikun e kancerit të gjirit.
Nëse njerëzit janë të ekspozuar çdo ditë ndaj këtyre kimikateve, atëherë këto do të grumbullohen në trupin tonë.

Si pasojë, një pastrim/detoksifikim i zonës së sqetullave është një mënyrë efekase për pastrimin e trupit dhe mund të ndikojë në uljen e rrezikun e kancerit të gjirit.

Detoksifikimi i sqetullave ndihmon në pastrimin e poreve dhe në largimin e toksinave të depozituara nga deodorantët, shamponët, sapunët që nuk kanë përmbajtje natyrale.

Përbërësit:
• 1 lugë (gjelle) argjilë e gjelbër
• 1 lugë (gjelle) uthull molle organike
• 5 pika vaj esencial rozmarine (ose tea tree)

Përgatitja dhe përdorimi:

Në një tas qelqi, përzieni uthullën e mollës me argjilën (me një lugë jo metalike), pastaj shtoni vajin esencial, derisa të përgatitet një masë kremoze. Përhapni një shtresë te hollë në sqetull dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Më pas, shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm. Kjo përsëritet disa ditë rrjesht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu