Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ftuar në RTK, në emisionin “Natën”, ka folur për të ardhmen e tij politike.
I pyetur se a do të rikandidojë për kryetar të Pejës, Muhaxheri ka thënë se pretendon një post tjetër, atë të parit të partisë.
“Nga zero, pretendoj të bëhemi 1. Pse jo? Secili ushtar ka synim që të bëhet gjeneral”, ka thënë ai, duke qeshur, transmeton Gazeta Blic.
Muhaxheri ka folur edhe për Demarkacionin. Ai ka thënë se territori që e menaxhon, nuk e humb asnjë metër katror.
“Për komunën që e menaxhoj them se nuk e humbim asnjë metër katror territor. E për të tjera shohim”, tha ai.