Parimi që fituesi nga pala shqiptare të koalicionoj me fituesin tek pala maqedonase është i rëndësishëm për të respektuar vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha në vend, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Të bëjmë koalicion me partinë fituese te komuniteti maqedonas, është ky një parim shumë i rëndësishëm të cilin e kemi nënshkruar gjithashtu në marrëveshje me SHBA, që fituesi tek pala maqedonase formon qeverinë me fituesin tek pala shqiptare dhe në këtë mënyrë respektohet vullneti i dy komuniteteve shumicë në vend”, tha Bujar Osmani.
Edhe përkundër dallimeve mes dy partive fituese në zgjedhjet e fundit, ai është i mendimit mund të formohet qeveria deri në skadimin e afatit të mandatarit.
Edhe nga VMRO DPMNE, por edhe nga BDI, thirrën në marrëveshjen e majit të vitit 2007, e cila i obligon që të koalicionojnë, por që kjo marrëveshje nuk përmban firmat e dy partive.
Për respektimin e këtij parimi , u deklarua edhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në intervistën e fundit për gazetën “Dnevnik”.
“Nëse BDI koalicionin me të dytin në vend se me të parin, me humbësin në vend se me fituesin, sigurisht që ajo do të thotë sjelljen e një praktike dhe tradite të re në Maqedoni, të cilës edhe ne do ti adaptohemi, jo vetëm tash por edhe në të ardhmen”.
Ish ambasadorja amerikane në Maqedoni, Gillian Milovanovic në intervistë të dhënë 10 vite më parë kishte konfirmuar se asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar, por ka qenë marrëveshje verbale në mes të Gruevskit dhe Ahmetit.
“Edhe marrëveshja verbale është marrëveshje. Nëse dy burra të ndershëm thonë “PO”, jemi marrë vesh për diçka, duhet të mbajnë fjalën”, tha ajo.
Marrëveshja e majit të 2007 që ishte arritur me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare parashihte avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe, pako sociale për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe përcaktimin për integrimin e vendit në strukturat evroatlantike./Tv21/