Pas Bullgarisë, Zaev i kthehet Shqipërisë

Pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë Bullgare dhe Maqedonase të mbajtur në Strumicë, Zoran Zaev ka kthyer kokën kah ana e kundërt duke kërkuar të mbajë një seancë të përbashkët të qeverisë së tij me qeverinë Shqiptare.

Takimi është caktuar për më 15 dhjetor në Pogradec.

Përfaqësuesit e të dy qeverive sic bëhet e ditur nga kumtesa e qeverisë së Maqedonisë e kanë dakorduar datën dhe vendin e mbajtjes së seancës qeveritare.

Shumë tema janë paraparë që të shqyrtohen në seancën në Pogradec e në fokus do jetë përparimi i të dy vendeve në shumë sfera.

Këto takime të qeverisë së Zaevit me qeveritë e shteteve fqinje po vinjë si rezultat i zotimit të tij për përmirësimin e mardhënieve me fqinjët e vendit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu