Eksponenti i njohur antishqiptar i VMRO-së dhe mik i ngushtë i ish presidentit serb Sllobodan Millosheviq, Dragan Pavlloviq Llatas ka dalë në mbrojtje të fuqishme të BDI-së dhe kreut të saj Ali Ahmeti, shkruan Fakte. Llatas në kolumnën e tij më të re “Vonredno” (E jashtëzakonshme), në mënyrë eksplicite ka spjeguar se si, sipas tij, sorosoidët LSDM dhe BESA, shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar… janë organizuar për të dëmtuar BDI-në.
Llatas ka spjeguar se e etmja forcë politike serioze dhe e konsoliduar që ka ndihmuar në të kaluarën dhe që mund ta ndihmojë dhe mbrojë BDI-në, është partneri i saj qeverisës, VMRO-DPMNE. Sipas tij, partia e Gruevskit ka mundësuar që BDI rë punësojë nu.ër të konsiderueshëm shqiptarë si dhe nuk ka cënuar trupin votues shqiptar siç ka bërë LSDM.
Ndër të tjerat edhe një herë Llatas nuk ka nguruar që të hedhe vrerë mbi Lëvizjen BESA, duke e akuzuar si radikale dhe si një ndër fajtoret kryesore se pse partneri i VMRO-së, BDI i humbi zgjedhjet në Çair.