Pas disa negociatave zbret nga vinçi jetimi që kërcënonte se do vetëvritej

24-vjeçari Erjon Selimaj i cili prej disa orësh ka qëndruar në majën e një vinçi duke kërcënuar se do të vetëvritej ka zbritur pas disa negociatave me miq dhe të afërm.

Erjoni prej rreth 3 orësh kërcënonte se do të hidhej nga lartësi, duke thënë se shteti e ka braktisur dhe kërkon që të punojë.

Erjon Selimaj komunikoi së fundi me të njohurin e tij, Artan Xhama, i cili e ka bindur për të zbritur nga vinçi. Sipas Artan Xhamas, Erjoni kishte paralajmëruar një ditë më parë se do të hidhej nga vinçi, por të gjithë kishin menduar se po bënte shaka. Ndërkohë i riu ka lëvizur përgjatë hekurave, duke u ulur sërish në mes të vinçit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu