Pas Gruevskit që u mirëprit në Shipkovicë edhe kryetari i Lëvizjes Besa e viziton fshatin

Pas reagimeve të shumta nëpër rrjetet sociale për vizitën dhe nderimet që ju bënë ish kryeministrit Nikola Gruevski në fshatin e Shipkovicës, këtë fshat e ka vizituar edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilal Kasami, por ky i fundit jo për t’ju premtuar diçka banorëve të këtyre fshatrave, por qëllimi ishte që të bëhej sensibilizimi i banorëve që janë futur në listën e votuesve të kontestuar dhe rrezikojnë t`u merret e drejta e votës.

“Ne kemi ardhur t`ju informojmë dhe jemi të gatshëm t`u ndihmojmë në procedurën për t`u hequr nga kjo listë. Nuk është me rëndësi se a do të votoni në procese zgjedhore dhe për kë do të votoni. Me rëndësi është që ju të mos lejoni që në mënyrë kaq tinzare dhe të padrejtë t`u merret e drejta për të votuar”, theksoi ndërmjet tjerash kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.

Ndër të tjera delegacioni i Lëvizjes “Besa”, i kryesuar nga kryetari i saj, Bilall Kasami dhe kryetari i degës së Tetovës, Azbi Mahmudi kanë vizituar edhe Brodecin, Veshallën dhe Bozovcën. /InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu