Përgjatë fushatës zgjedhore Hillary Clinton përcolli një imazh të një gjysheje të kuruar në detaje me buzëqeshjen që e karakterizonte dhe vetëbesimin e përhershëm.
Kështu që kur ish-sekretarja u shfaq në daljen e saj të parë pas humbjes e pa lyer dhe pa një model të rregulluar flokësh si gjithmonë, të gjithë u shokuan.
Përkundër kostumit të saj tipik, Clinton ishte e prirur ndaj një look-u krejtësisht natyral duke shmangur çdo lloj produkti kozmetik.
Dukej qartë që 69-vjeçarja nuk shqetësohet më për të bërë përshtypje në publik rreth pamjes së saj të jashtme.