Pas revoltës, Ademi premton rritje pagash për të gjitha universitet. Shaqiri pëlqen statusin e tij

Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tani deputet nga radhët e BDI-së, ka dalë me premtim për pagat në universitete, transmeton TV21.

Thotë se siç themeluan universitete, tani do të përkushtohen që të zhvillojnë të njëjtët.

Ndërkaq njofton që nga dita e hënë do të dorëzojnë propozim – ligj për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë. Siç sqaron, ky ligj do të rregullojë koeficientin e pagës.

“Andaj, që nga dita e hënë do të dorëzojmë propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë.”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu