Deklarata e ministrit të shëndetësisë Arben Taravari i cili ditë më parë në Daily Click në TV21 për ndryshimet kushtetuese kërkoi edhe një vit, ishte arsyeja për pyetjen e Arbanës Pasholli nga FE. Premtuat se për 6 muaj do t’i realizoni ndryshimet kushtetuese, a ishte ky një nga manipulimet tuaja, pyeti Pasholli.
Taravari iu përgjigj se ajo nuk ka të drejtë për të folur për integrimet europiane dhe për miratimin e ndryshimeve për shkak se ata ishin në pushtet dhe se nuk kanë bërë asgjë. U fotografuat nëpër aeroplanët dhe manipuluat se i keni filluar negociatat, tha Taravari.
Pasholli i parashtroi pyetje Taravarit nëse partia e tij do të angazhohet që t’i ndryshojnë emrat e rrugëve në Gostivar. Ai iu përgjigj se asgjë nuk bëhet me zor, por me konsensus të përbashkët.