Pasi e mposhti për 54 sekonda, Marku tregoi respekt për kundërshtarin pas meçit

Florian Marku është rikthyer në ring me një fitore të madhe.

Boksieri shqiptar, të shtunën mbrëma mposhti irlandezin Dylan Moran, shkruan IndeksOnline.

Meçi i paraparë të zgjaste 10 raunde në “AO Arena”, në Manchester, përfundoi qysh në raundin e parë, pasi Marku me grushtet e tij bëri që gjyqtari ta ndërpriste ndeshjen pas 54 sekondave.

Pas ndeshjes, boksieri shqiptar shkoi në zhveshtoren e Moran, duke e respektuar atë.

Kjo video e bukur u shpërnda në profilin zyrtar të boksierit irlandez, i cili e uroi Markun për këtë fitore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu