Pasi mori 12.000 euro për rrugë, Boneva nuk do “për kot” të harxhojë kohë në KSHZ

“Kot harxhojmë kohë me ankesa të pabaza”, deklaroi anëtarja e KSHZ-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në seancën e hapur të KSHZ-së, ku po diskutohet për ankesat e zgjedhjeve të 11 dhjetorit të cilat i kanë dorëzuar Lëvizja BESA dhe LSDM, shkruan “Fokus”, transmeton, Portalb

Boneva, në fund të shtatorit u gjet në qendër të vëmendjes dhe në shënjestër të mediave dhe të rrjeteve sociale, pasi që u kuptua se për gjashtë muaj ka kërkuar nga KSHZ që t’i paguhen 12.000 euro për harxhimet e udhëtimit.

Pas një muaji, Boneva i ka tërhequr llogaritë për harxhimet e udhëtimit për korrik dhe gusht. Hapi i këtillë i Bonevës, vjen pas kritikave të shumta nga opinioni, ndërkaq sipas informatave jo-zyrtare ajo ka marrë reagime edhe nga rrethi i ngushtë partiak i VMRO-DPMNE-së.

Boneva ka qenë në shënjestër edhe më parë për çështje të ngjashme. Mediat njoftuan se si deputete vetëm për një vit, për shpenzime udhëtimi ka marrë plot 23 mijë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu