Pavarësisht rënies së Mariupolit, Zelensky tha: Ne thyem shtyllën kurrizore të ushtrisë ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria e tij kishte shkaktuar dëme të rënda në forcat e armatosura ruse pavarësisht rënies së qytetit port kyç të Mariupol. Ukraina ka “thyer shtyllën kurrizore” të ushtrisë ruse, tha Zelensky në një intervistë televizive, transmeton InfoShqip.

Deklarata e tij erdhi pasi 2400 luftëtarët e fundit ukrainas në Mariupol u dorëzuan. Kyiv do t’i rikthejë të gjitha, tha ai, duke shtuar se Ukraina do të kthehet në vijën e frontit para 24 shkurtit, kur Rusia pushtoi.

Do të thotë se nuk na pushtuan dhe se ne e mbrojtëm vendin tonë, tha Zelenski, por theksoi se do të jetë shumë e vështirë dhe se diplomacia do të pasojë“- tha ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu