Arkitektja dhe ekspertja për planifikim hapësinor, Danica Pavlovska, ka folur për CIVIL Media për “estetikën” e projektit “Shkupi 2014”, si “një kartolinë e shëmtuar”, nga e cila ekziston rreziku që qytetari të mbetet indiferent. Duke u nisur nga teza se për “Shkupin 2014” shpenzohen resurse dhe mjete të cilat shteti Maqedoni, nuk i ka, Pavlovska vlerëson se duhet të thirren dhe të dënohen ata të cilët e paramenduan dhe e realizuan këtë projekt, por edhe se, për fat të keq “të jetuarit më kuazi-estetikë të këtillë, njeriu ynë e pranon si domosdoshmëri!”, transmeton Telegrafi Maqedoni nga CIVIL.
Një ndër pyetjet e CIVIL Media për Pavlovska ishte se cili ishte kuptimi kulturor i ‘Shkupi 2014′, përgjigjet ekspertja: Përshkrimi më i shkurtë – kjo është një performancë e marrë! Aq është absurde sa që është rëndë për t’u kuptuar, jo vetëm për arsye se nuk e ka esencën që duhet të interpretohet, por edhe pse paraqitja e tij në tetë vitet e fundit është aq banale, sa që qytetari, për të cilin ky projekt duhet të ekzistojë, bëhet indiferent. Kjo nënkupton se nuk është e domosdoshme të mos e dojë, por se as nuk mundet t’a urrejë! Të jetuarit me atë kinse-estetikë, njeriu ynë e pranon si domosdoshmëri! Shpresoj do të mundohet që kjo të ndryshojë. Normalisht, në gjithë këtë tregim, profesionalizmi deri tani është anashkaluar, ndërsa unë, si përfaqësuese e arkitektëve, me të vërtetë mendoj se nesër do të jemi të dëgjuar.
“Shkupi 2014” nuk ka as kontekst gjeografik, as kohor, as ekonomik. Nuk ka as të kulturës, as sociologjik, ky është thjeshtë një tentim për ndryshimin e identitetit të popullit Maqedonas, sepse ka tendenca të jep porosi të tilla, por nuk është e pranuar në asnjë mënyrë në këtë kuptim. Është qesharake të fshihet historia dhe të shkruhet një tjetër! Dhe nuk është e përgjegjshme. Për këtë arsye, mendoj se duhet të thirren dhe të dënohen krijuesit.