Pazarxhinjtë mirëpresin Visar Ganiun dhe Kontratën e tij

Visar Ganiu realizoi takim me kryetarin e shoqatës së pazarxhinjëve Ekrem Dolek dhe tregtarët e Bit Pazarit.

Ganiu bashkë me bartësin e listës për këshilltar në qytetin e Shkup Besnik Ajetin, bartësin e listës për këshilltarë në Çair, Fikri Abdullai, Forumi i gruas dhe Forumit rinor të BDI-së në Çair kanë marrë premtime se do ta mbështesin Kontratën e Visarit për çairasit.

“Kontrata e Visarit është më konkrete dhe për këtë qëllim do ta mbështesim” tha një tregtar.

Ganiu u shpreh se Shoqata e pazarxhinjëve dhe tregtarët do të jenē ndër prioritetet e tij nëse merr besimin e çairasve.

“Pazarxhinjtë dhe shoqata e tyre do ta kenë mbështetjen time të plotë në 4 vitet e mandatit tim si kryetar të Çairit” ka thënë Ganiu.

Ekipi i kandidatit të BDI-së bashkë me bartësit e listave për këshilltarë në Shkup e Çair sot do ti përmbyllin takimet me qytetarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu