PDSH-ja ka një resor të sigurtë?! Kreu i PDSH Thaçi: JO koalicion me VMRO ose BDI

Lideri i PDSH-së Mendu Thaçi pas takimit me delegacionin e eurodeputetëvë të cilët qëndrojnë në Maqedoni në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, në pyetjen e gazetarëve nëse do të bënte koalicion me personat e dyshuar nga prokuroria speciale, Thaçi i është përgjigjur se jo vetëm që nuk do të bëj koalicion me ata por partia e tij nuk do të bënte koalicion me asnjërën nga partitë qeveritare por me ata që do të ndihmojnë shqiptarët, kryesisht të ndihmojë veten, shqiptarët por edhe PDSH-ën dhe se opcioni i votuesve është pikërisht partia e tij, njofton Zhurnal.

Megjithatë krahas deklarimeve të liderit të PDSH-së se nuk do bëhet pjesë e koalicioneve me partitë në pushtet, Zhurnal jozyrtarisht mëson se duke u nisur nga marrëveshja e arritur mes katër partive politike kryesore në vend (Përzhino II) PDSH-ja ka një resor të sigurtë që do të udhëheqë këtë dikaster, e që për Zhurnal është i njohur, andaj tani z. Thaçi në opinion thekson se nuk do të bashkëpunojë me asnjë as me VMRO e as me BDI-në.

Për këtë çështje ditë më parë shkroi Zhurnal që nga burime të sigurta mësoi se PDSH dhe BDI do të bëjnë një marrëveshje të fshehtë parazgjedhore si formë koalicioni, bazuar në faktin se të dy subjektet politike kanë interesa përfitimi të sa më shumë vendeve në kuvendin republikan, transmeton Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu