Pendarovski: Shëndetësia do të ndryshohet nga themeli dhe do t’u shërbejë qytetarëve

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e parë zgjedhore, nga rradhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, sot theksoi se sistemi shëndetësor në Maqedoni është alarmant dhe paralajmëroi se do të ndërmarrin masa për përmirësimin e shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me sistemin e ri të cilin e parashohim, vlera themelore me të cilën udhëheq koalicioni i LSDM-së është qytetari. Njerëzit që jetojnë në RM do të marrin mbrojten më të shpejtë dhe më të mirë shëndetësore. Për ne çdo qytetar është i rëndësishëm, ndërsa për qytetarët më i rëndësishëm është shëndeti”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ai gjithashtu tha se në gjashtë muajt e parë të qeverisë së re, paga mesatare e të punësuarëve në shëndetësi do të rritet për 15%, në krahasim me të tashmen, ndërsa deri në fund të mandatit ato, sipas Pendarovskit, do të dyfishohen./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu