Për çfarë e paralajmëron CIA Donald Trumpin?

Drejtori i CIA-s, John Bernnan, e ka paralajmëruar presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, se prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin do të ishte katastrofë dhe kulmi i marrëzisë.

Në një intervistë me BBC-në, Brennan po ashtu e ka këshilluar presidentin e ri që të jetë syhapur rreth premtimeve të Rusisë.

Ai e ka fajësuar Moskën për shumicën e vuajtjeve që përjetohen në Siri.

Gjatë fushatës parazgjedhore, Trump pati kërcënuar se do ta prishte marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe la të kuptohej se do të punonte ngushtë me Rusinë.

Megjithatë, Brennan do të largohet nga posti i drejtorit të CIA-s në janar, pas katër vitesh në krye të saj./Express/


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu