Për çka po bëhen gati maqedonasit? Ja edhe fotoja e parë e paramilitarëve! (FOTO)

Portali maqedonas “Plusinfo” ka arritur të sigurojë fotografinë e parë katër paramilitarëve maqedonas të veshur me uniforma të zeza dhe bereta, në të cilat ka edhe emblema me mbishkrimin “patriotë”, transmeton TetovaSot.

Në të majtë të fotografisë është drejtor i gjimnazit të Prilepit, Kiril Nikolovski, i cili ditët e fundit i ka detyruar gjimnazistët të dalin në protesta për të mbrojtur regjimin.

“Nga burimet e sigurisë mësojmë se me urdhër të veçantë të tre funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE është dhënë drita jeshile për njësitë speciale “Tigrat” dhe “Ujqit” të veshin uniformën e policisë dhe të marrin pjesë në aktivitetet operative”, shkruan Plusinfo.

A po përgatitet udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së për formimin e formacioneve paramilitare për të parandaluar LSDM-në dhe BDI-në të formojnë qeveri? Në opinionin gjithnjë e më tepër po përhapen zëra se së shpejti mund të pritet edhe skenar i tillë, kurse që ekziston ide për restartim të njësitit special “Luanët”, e ka konfirmuar edhe Toni Mihajllovski, anëtar i Lëvizjes Qytetare për Mbrojtje të Maqedonisë (GDOM)./TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu