Për demarkacionin, malazezët janë të gatshëm të bisedojnë edhe me opozitën e Kosovës (VIDEO)

Po bëhen 15 muaj qëkur marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk gjeti ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, pozita e opozita ende nuk kanë treguar shenja të përafrimit të qëndrimeve për këtë çështje, e mosmiratimi i ujdisë po mbetet një nga dy kushtet për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Por, një malazez po thotë se ka plot rrugëdalje që vendi të plotësojë kushtin për liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

Kryetari i shoqatës së malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, bëri me dije se Mali i Zi është i gatshëm të bisedojë rreth kësaj marrëveshjeje.

Sipas tij – që telashet për vijën kufitare i quan politike – autoritetet malazeze janë të gatshme të bisedojnë edhe me opozitën kosovare. /Klan Kosova/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu