Për Ditën Botërore të Diabetit, 14 nëntorin

Për Ditën Botërore të Diabetit 14 Nëntorin, infoshqip intervistoi Donika Bakiun. Ajo ka diabet të tipit 1 prej në fëmijëri. Ndryshe nga tipi 2, diabeti i tipit 1 zakonisht shfaqet në fëmijëri. Ne e intervistuam Donikën dhe mësuam më shumë rreth diabetit dhe jetën e saj të përditshme.

Sa vjeç ishit kur u diagnostikuat?
-Ende isha fëmijë, isha 6 vjeçare,ende nuk e kisha filluar klasën e parë.Diabeti Tip 1 zakonisht prek fëmijët.

Cilat ishin disa nga simptomat tuaja?
– Mbaj mend mirë që kisha simptomë, e cila ishte një etje e padurueshme që nuk largohej. Pavarësisht se sa pija, isha ende e etur.

Si e menaxhoni diabetin tuaj?
– Për vite me radhë e trajtoj nëpërmjet injektimit të insulinës gjatë gjithë ditës (një dozë insuline me veprim të gjatë që zgjat 24 orë pranohet para gjumit dhe doza të rregullta të insulinës me veprim të shkurtër kur ha ushqim, për të rregulluar sheqerin në gjak). Kur e injektoj për ushqim, llogaris afërsisht sa karbohidrate ka në çdo vakt dhe injektoj në përputhje me rrethanat.

A e keni ndjerë ndonjëherë nevojën për ta fshehur atë nga njerëzit?
-Të them të drejtëm më para po edhe tani nuk kam përgjigje as për veten time se pse.Sëmundja nuk është turp.Ka një periudhë që nuk e fsheh atë nga askush, në fakt mendoj se është e rëndësishme që njerëzit ta dinë.Është e rëndësishme të mos e fshehim diabetin. Mendoj që ne kurrë nuk duhet të ndjejmë turp për asnjë aspekt të jetës që nuk kemi kontroll mbi të sepse unë nuk e zgjodha.

A ka ndikuar ndonjëherë diabeti në punën apo arsimimin tuaj?
-Në punën time jo,deri më tani ka qenë gjithçka për mrekulli.Kam punuar në disa vende pune dhe asnjëherë nuk është shfaqur problem.Duhet të kemi kujdes dhe patjetër se gjithçka do të jetë mirë.Në arsimim nuk më ka ndikuar sepse sot nuk besoj se do të mund të isha doktor shkence, nëse do të më ndikonte.Unë kurrë nuk e kam parë diabetin një pengesë për arsimimin tim.

Çfarë keni mësuar nga diabeti?
Aftësitë e mia të planifikimit. Çdo gjë duhet të planifikohet me kujdes në një mënyrë që një jo diabetik nuk do ta bënte. Edhe kur largohem nga shtëpia, duhet të sigurohem që të kem një mori sendesh me vete(si kola dhe sheqera). Mendoj se kam një ide më të mirë të planifikimit dhe zgjidhjes së problemeve.

E dini se jeni një shembull se si kujdeseni për diabetin?
-Uroj të jem,për këtë u jam mirënjohëse prindërve sepse ata janë heronjtë e jetës sime. Po është fakt se kujdesem dhe mesatarja është 5.5 dhe kjo flet shumë.

Çfarë këshille do t’i jepnit dikujt që sapo është diagnostikuar me diabet?
Gjëja e parë që do të thoja është mos u frikësoni.Sepse nuk jeni vetëm ka shumë të tillë. Me kujdes për diabetin, mund të bëni gjithçka që keni bërë më parë. Jetoni plotësisht jetën tuaj, por mos harroni të jeni të vetëdijshëm për diabetin– kjo është këshilla më e mirë që mund të jap.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu