Absolutisht nuk mund të shfajësohet opozita, për fushatën e fshirjes së votuesve shqiptarë me pretekstin super-banal të qeverisë, se po “bën fshirjen e mërgimtarëve”. Për absurditetin dhe çmendurinë e kësaj qeverie, vetë unë jam bindur me fakte, pikërisht në lagjen time. Pothuajse të gjithë personat e evidentuar për fshirje, janë qytetarë shqiptarë të cilët asnjëherë nuk kanë dalë jashtë kufijëve të Maqedonisë. Unë shumë mirë e kuptoj tendencën e Ali Ahmetit dhe Gruevskit, për t’i fshirë votuesit shqiptarë, sidomos atyre familjeve për të cilët kanë informacion se nuk do të votojnë partitë në pushtet, por assesi s’e kuptoj neglizhencen, indiference dhe angazhim e pamjaftueshem te opozites shqiptare!.
Në këtë kontekst po ju përmendi vetëm një familje shqiptare nga Kumanova, e cila nuk ka asnjë anëtarë në diasporë (mergimtarë), ndërsa të njëjtës familje i janë evidentuar 12 anëtarë në Listën për fshirjen e votuesve.
Pra, tendenca e Alisë dhe Gruevskit për të fshirë votuesit potencial të opozitës, të duket deri diku e qëllimshme dhe e përgatitur mirë, në funksion të skenarit për t’i fituar zgjedhjet e radhës me çdo kusht. Qeveria është e bindur se me zgjedhje korrekte dhe demokratike, i humb zgjedhjet, prandaj që tani po bënë çmendurira dhe absurditete, që njeh vetëm Legjislacioni i aparteidit dhe segregaciont ne Afrinë e Jugut. S’e kuptoj sinqerisht mosveprimin me te ashpër (aktiv) te opozites shqiptare, për ta parandaluar këtë fushatë fashizoide ndaj votuesit shqiptar.
Ose më mirë: Çfarë bëri (dhe bën) opozita për këtë aksion (operacion) të çmendur të qeverisë!
Nëse opozita shqiptare reagimin në facebook dhe me anë të Kumtesave partiake, e konsideron si të mjaftueshëm, me lejoni pa modesti t’i them opozitës shqiptare, se: Gazeta “Lajm”, në këtë drejtim ka bërë 100 herë më shumë se ju – ROL OPOZITE! (Kemi botuar 6 shkrime analitiko-kritike) dhe nuk e di se sa informacione me karakter kritik) Mosangazhimi juaj i nevojshëm (indiferenca), OPOZITË E NDERUAR, hap dilema tek votuesi shqiptarë në përgjithësi në Maqedoni:
1. Ju ose nuk jeni të aftë ta parandaloni këtë aksion, që nënkupton se nuk keni potencial inbtelektualo-politik, ose jeni të zënë me preshë për dore (që nënkupton tani e tutje frikën e vazhdueshme për ta kundërshtuar qeverinë).
2. Ose edhe me ato pak vlerësime që hidhni në opinion, të tipit: “Masakër listës zgjedhore”, dëshiron të krijoni alibi (argument shtesë) për humbjen e zgjedhjeve nesër!
Të nderuar, t’ju rikujtoj (e di shumë mirë, se këtë që do tua them, ju e dini shumë më mirë se unë), se aksioni i sotëm i Ahmetit-Gruevskit, është pothuajse identik me atë të dokumentit të famoz të Akademisë së Dikurshme Serbe “Naçertania”, të Vasa Cubrilloviqëve, Ivo Andriqëve, Ilia Garashaninëve etj., për zhdukjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore. Besoj se nuk e ekzagjerojë aspak, kur e them këtë.
Ju sjellë në kujtesë me këtë rast, vetëm disa shembuj…
Si mund të kuptohet ndryshe, fshirja e qytetarëve shqiptarë nga lista pa asnjë argument ligjor, përderisa ata janë taksapagues të rregullt të këtij shteti. Kanë pronën e tyre këtu, kanë lindur këtu, janë rritur e shkolluar, Për asnjë çast nuk kanë patur shkëputje ligjore nga vendbanimi i tyre i përhershëm ne Maqedoni. Apo per te fshire nga lista, mjafton të jesh shqiptar?!
Ja edhe një argument tjetër se “Nacertania” po ndodhë me shqiptarët e Maqedonisë…! Idenë nuk e keni se sa të rinj po ikin, po e braktisin Maqedoninë, në mungesë të perspektivës, dhe kryesisht të dëshpëruar nga politika qeveritare e këtyre viteve të fundit. A nuk është e dhimbshme ikja e rinisë shqiptare? A ka bërë qoftë edhe një hap për ta parandaluar qeveria këtë, pse jo edhe opozita! A nuk është ky nishan, isharet i realizimit të elaborateve dhe projekteve famkeqe shekullore serbe, për dëbimin e shqiptarëve. Serbët familjet tona i dëbonin me dhunë dhe shfarosje, kurse këta me lista zgjedhore dhe me Ali Ahmetin në qeveri.
Ju kujtohet viti 2007, kur shqiptarët nga rajoni i Likovës dhe Kumanovës, në mënyrë masive filluan ta braktisin Maqedoni. Opozitë e nderuar, duke i patur të gjitha këto parasysh dhe sidomos gjumin tuaj që e keni nisur, që nga dita kur i themeluat partitë, kam shumë dilema për ato dy supozime që i paraqita me numra 1 dhe 2!
Zoti i ndihmoftë shqiptarët! Aty e kemi të vetmin shpëtim, se sa për juve dhe angazhimin tuaj, na paska hangër dreqi!