“Për kundërpërgjigjen ndaj sanksioneve amerikane do të vendos Putin”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, lidhur me sanksionet amerikane për zyrtarët rus, tha se në këtë situatë pa alternativë të veprimit mbi parimin e reciprocitetit, kundërpërgjigjen për veprimin e SHBA-ve do ta jep presidenti Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov ka komentuar vendimin e presidentit amerikan Barak Obama i cili mbrëmë imponoi sanksione ndaj zyrtarëve rusë dhe agjencive të zbulimit, në hakmarrje për ndërhyrjen e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), më konkretisht duke hakuar faqet amerikane politike dhe e-mailet.

“Aktualisht nuk mund të them se cila do të jetë përgjigjja jonë, por në këtë situatë pa alternativë të veprimit mbi parimin e reciprocitetit, kundërpërgjigjen për veprimin do ta përcaktojë presidenti Vladimir Putin,”, tha Peskov.

Sipas tij, Rusia mohon pretendimet e SHBA-ve.

“Është befasuese që administrata amerikane e cila së shpejti do ta braktisë Shtëpinë e Bardhë, miraton njën vendim i cili do të përkeqësojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nga perspektiva e të drejtës ndërkombëtare, vendimin e llogarisim si jolegjitim, porositi Peskov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu