Për shkak të presionit policor, protestuesit kundër Ahmetit po largohen nga Maqedonia

Me urdhër të gjykatës persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në gjuajtjen e karvanit të BDI-së në Çerkez të Kumanovës janë thirrur sot në biseda informative, mëson INA.

Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për mbi 20 veta, të cilët dyshohen se kanë prishur rendin dhe qetësinë dhe përbëjnë rrezik pas sulmit ndaj BDI-së, makinave zyrtare dhe personave të tjerë.

 Familjarë të personave që janë ftuar janë të skandalizuar me këtë vendim dhe se ata theksojnë se thirrja e tyre është presion në këtë periudhë të fushatës zgjedhore.

Babi i njërit prej djelmoshave të thirrur nga policia, thotë për Gazetën Lajm nga Kumanova thonë se për shkak të presionit policor, një jesh e protestuesve veçmë kanë lëshuar Maqedoninë, kurse një pjesë tjetër po përgatiten të largohen. “Ku janë premtimet e Ahmetit se nuk do të lejojë përndjekjen policore të kumanovarëve. Si duket sërish e tradhtoi Kumanovën. Nuk po na vjen çudi sepse nuk është hera e parë. Po shifet se qëllimin kryesor e kanë pastrimin e Kumanovës prej shqiptarëve”, ka thënë për “Lajm” prindi i njërit prej të rinjve që janë ftuar në bisedë informative nga policia. (s.m.)


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu