Pas tensioneve të shtuara në javët e fundit, në lidhje me sulmin terroristë në Banjskë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christophet Hill dhe ai i Bashkimit Europian, Emanuele Giaufret zhvilluan një vizitë në dy baza ushtarake të Serbisë në jug të vendit.
Sipas burimeve, vizita e dy diplomatëve, vjen disa ditë pas ultimatumit të Perëndimit, ndaj Beogradit për të tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.
Të pranishëm në këtë takim, ishin dhe ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviç.
Disa media në Serbi raportuan se diplomati amerikan zbarkoi në helikopterin e ushtrisë serbe në kazermën “Stefan Nemanja” në Rashkë dhe më e vizitoi kazermën “Rifat Burxheviq Trsho” në Novi Pazar.