Për vallëzim duhen dy persona, Mickoski s’e di a është i mundshëm hapërimi drejtë BE-së deri në fundvit

Pas tre përpjekjeve të pasuksesshme të Bullgarisë që të zgjedh kryetar të Kuvendit popullor edhe më tej mbetet e pasigurt nëse do të ketë ndonjë hapërim në lidhje me perspektivën e bllokuar europiane të Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit.

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ai dhe ekipi i tij janë të gatshëm për bisedime thelbësore por edhe tani për tani nuk ka paralajmërime se kjo mund të ndodh edhe me Sofjen zyrtare. Ai përsëriti se nuk ka ndryshim në qëndrimin e tij për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim, por se tani ka ndryshim te partnerët europian që kanë mirëkuptim për pozitën e tillë. Paralajmëroi se në dhjetor dy herë do të ketë takime në Bruksel.

“Nëse ka vullnet ka edhe mënyrë, kjo nuk varet vetëm nga ne, për vallëzim nevojiten dy persona, ndonjëherë ndoshta më shumë. Në këtë rast duhet të kemi bashkëbisedues që dëshiron të bisedojë, ne jemi të gatshëm gjithkund ta prezantojmë pozitën tonë. Mendoj se më nuk ka argument, kjo është, merre apo lëre, kjo tashmë nuk është, tani kemi pozitë tjetër. Tani pozita është ejani të gjemë zgjidhje dhe ne themi po, të gjejmë zgjidhje”, tha kryeministri i vendit Hristijan Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu