Rrjeti social Twitter i ka pezulluar llogarinë udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojisllav Sheshel, për siç është thënë “shkelje të rregullave të Twitter”.
Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, ditët e fundit, Sheshel kishte në rrjetin social një polemikë me ata që mendonin ndryshe dhe kundërshtarët politikë, përcjell Telegrafi.
Dhe siç thuhet më tej, aty, Sheshel kishte pasur disa reagime që kishin elemente të gjuhës së urrejtjes.
Po sipas mediave serbe, një nga ata që kanë përshëndetur një veprim të tillë të Twitter ka qenë ish-shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq.
Ai, siç bëhet e ditur, përshëndeti pezullimin e llogarisë së Sheshelit në Twitter dhe falënderoi të gjithë ata që raportuan profilin e Sheshelit në 24 orët e fundit.